Parashikimi i motit për nesër

Të martën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe si rezultat priten riga shiu nëpër disa zona, kryesisht në juglindje të vendit.
Temperaturat minimale pritet të sillen nga 12 e 17 gradë Celsius, kurse ato maksimalet nga 21 – 25 gradë Celsius.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?