Kaloni te përmbajtja kryesore

Guardiola mund t’i mungojë futbollit 15 vjet

Pep Guardiola ka njoftuar se do të marrë një pushim të gjatë nga zeja e trajnerit pas largimit nga Manchester City.

Ai madje e ka pranuar se ky pushim mund të zgjasë deri në 15 vjet.

“Nuk e di sa gjatë do të ndaloj, një vit, dy vite, tre vite, pesë, dhjetë, pesëmbëdhjetë, nuk e di. Por do të largohem pas kësaj periudhe me City, sepse kam nevojë të ndalem dhe të përqendrohem tek vetja”, ka thënë ai për mediat.

Një kapitull i madh po mbyllet për legjendën e futbollit, që la gjurmë të pashlyeshme në klub dhe në futbollin botëror.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button