Kaloni te përmbajtja kryesore

Përleshja mes tifozëve në Prishtinë para ndeshjes Drita – Copenhagen

Një përleshje mes tifozëve ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në kryeqytet, para fillimit të ndeshjes së kthimit mes Dritës dhe skuadrës daneze FC Copenhagen , e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, disa tifozë janë përfshirë në një përplasje fizike në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Forcat policore kanë reaguar me shpejtësi, duke vënë situatën nën kontroll dhe duke ndërhyrë për të shpërndarë turmat dhe parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Policia ka vënë situatën nën kontroll dhe janë duke u marrë veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button