Kaloni te përmbajtja kryesore

”21 Gradë” sjell atmosferë verore, rikthimi i shumëpritur i Mirsa Kërçelit

Emisioni veror “21 Gradë” pritet të filloj të hënë në RTV21 me një format të freskët dhe plot energji pozitive. Ky sezon veror premton muzikë, argëtim, intervista të veçanta dhe shumë momente të paharrueshme për shikuesit.

Njëra ndër mysafiret e para të këtij sezoni ësht këngëtarja e njohur Mirsa Kerceli, e cila pas shumë vitesh pauzë në “21 Gradë” shpalosi të rejat nga jeta e saj.

Mirsa performoi edhe një nga hitet e saj më të dashura, duke sjellë emocione dhe nostalgji tek adhuruesit që janë rritur me muzikën e saj.

“21 Gradë” do të vazhdojë përgjatë gjithë verës me të ftuar nga fusha të ndryshme, përformanca live dhe momente që sjellin atmosferë verore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button