Kaloni te përmbajtja kryesore

Parandalohet kontrabandë me barna, u futën nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia. Automjeti që është ndaluar dhe kontrolluar ka pasur barna të llojeve të ndryshme.

Nga policia është bërë e ditur edhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, dhe mallrat e dyshuara të sekuestrohen.

”Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në PTH- Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button