Kërcënohet presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një kërcenim i të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina.
Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa [email protected], kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional.
“”Edhe familja jote. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë. Për ndjekjen e njerëzve dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimet e tyre… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?””, shkruhet ndër të tjera në emailin e dërguar më 16 korrik në ora 00:15.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?