Kaloni te përmbajtja kryesore

Mjet i dyshimtë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Policia e Kosovës e ka pranuar sot një informacion për një mjet të dyshuar në një pompë të derivateve, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.  Menjëherë është rrethuar vendi i ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmaur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se bëhet fjalë për një automjet të parkuar në afërsi të pompës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve”, ka thënë Ahmeti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button