Diplomati më i lartë i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, mbërriti në Moskë të dielën për t’u konsultuar me presidentin rus Vladimir Putin pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore kryesore, tha agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars e Iranit, raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv
Më parë , Ministria e Jashtme e Rusisë tha se “dënon fuqimisht” sulmet amerikane, duke i quajtur ato një “vendim të papërgjegjshëm” që “shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare”, pavarësisht se Moska ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare në luftën e saj të vazhdueshme dhe të paprovokuar në Ukrainë.
“Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund agresionit dhe për shtimin e përpjekjeve për të krijuar kushte për kthimin e situatës në një rrugë politike dhe diplomatike”, tha ministria, duke paralajmëruar se sulmet amerikane nënkuptojnë “një raund i rrezikshëm përshkallëzimi ka filluar”, i cili rrezikon “të dëmtojë më tej” sigurinë në rajon./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?