Kaloni te përmbajtja kryesore

​Avionët B2 kthehen në shtëpi, lajmërohet Trump

Bombarduesit e fshehtë B2 që hodhën bomba për të shkatërruar bunkerët në objektet bërthamore iraniane kanë filluar të kthehen në një bazë amerikane në Misuri.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë avionët B2 që po afroheshin për ulje në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kryen sulmin e parë ushtarak ndaj Iranit, pas fillimit të konfliktit me Izraelin dhjetë ditë më parë, duke hedhur bomba mbi caqet bërthamore të Teheranit zyrtar – Natanz, Isfahan dhe Fordow.

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka ndarë një mesazh në Truth Social duke i quajtur sulmet ndaj centraleve bërthamore të Iranit “të forta dhe të sakta”.

“Ushtria jonë tregoi aftësi të mëdha”, shton ai.

Më parë, organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së tha se centrali Natanz në Iran është “shkatërruar plotësisht” dhe centrali Isfahan pësoi “dëme shumë të konsiderueshme”. Por dëmi në centralin nëntokësor Fordow mbetet ende “i paqartë”, tha Rafael Grossi

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button