Kaloni te përmbajtja kryesore

Bashkëshortja kërkoi reagim për arrestimin e policit në Serbi, Presidenca: Osmani është në kontakt me QUINT-in

Arieta Spahiu bashkëshortja e ish-policit të arrestuar në Serbi, Arbnor sahiut publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë.

“Nuk po flas këtu vetëm si bashkëshorte. Po flas si qytetare. Sepse nesër kjo mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Kërkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, nga Qeveria dhe nga të gjitha institucionet që të reagojnë menjëherë. Arbnori duhet të kthehet në shtëpi. Ai nuk është fajtor – ai është një hero i heshtur i këtij vendi”, ka thënë ajo.

Portali rtv21.tv ka kontakuar me zyrën e presidentës lidhur me këtë kërkes, për çka Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani tha se presidentja ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.

“Presidentja Osmani, sapo është njoftuar për rastin, ka kontaktuar menjëherë me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe ka qenë poashtu në kontakt me shtetet e Quint-it dhe Zyrën e BE-së. Angazhimi i Presidentes do të vazhdojë”, ka thënë Kupina./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button