Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti shpreh solidaritet me popullin e Austrisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për viktimat që u vranë të martën në një shkollë në Graz të Austrisë, ku në mesin e tyre ishte edhe një vajzë nga Kosova.

Kurti ka thënë se secili e ka të drejtën për siguri dhe një mjedis ku mund të jetojnë e mësojnë pa frikë e kërcënim.

“Të gjithë kanë të drejtën themelore për siguri dhe një mjedis ku mund të mësojnë pa frikë dhe kërcënim. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, u shpreh ngushëllime familjeve të prekura dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin e Austrisë”, ka shkruar ai në X.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button