Kaloni te përmbajtja kryesore

​Rrokulliset vetura në Qafë të Duhles, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Qafën e Duhles në Suharekë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:55.

“Deri tek aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit nuk ia ka përshtatur ngasjen kushteve të rrugës dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme material dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e Njësisë së Trafikut Rajonal dhe Emergjenca.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button