Kaloni te përmbajtja kryesore

Kalimi në treg të hapur energjetik, KEK dhe KOSTT arrijnë marrëveshje

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje me KOSTT për furnizim me energji elektrike, në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.

Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë “për shkak të rolit strategjik që luan në tranzicionin e tregut të energjisë drejt modelit të hapur dhe konkurrues”, shkruan Reporteri.net.

Sipas KEK, marrëveshja përfaqëson një moment kyç në zhvillimin e sektorit energjetik në vend, duke krijuar bazat për furnizim të sigurt, efikas dhe transparent me energji elektrike”.

“Përfaqësuesit e KEK dhe KOSTT theksuan rëndësinë strategjike të këtij bashkëpunimi, duke u zotuar për vazhdimin e koordinimit dhe zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë, gjithmonë në funksion të përmirësimit të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të sektorit energjetik në vend”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button