Nga nesër maturantët mund të aplikojnë për Provimin e Maturës së 21 qershorit

Nga e marta e 27 majit, të gjithë maturantët mund të fillojnë aplikimin për Provimin e Maturës në platformën e-Kosova.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 10 qershor. Ndërsa provimi i maturës do të mbahet më 21 qershor, dhe rezultatet do të shpallen me 30 qershor.
MASHT bëri të ditur se gjithsej do të jenë 100 pyetje.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton maturantët se, nga dita e nesërme, 27.05.2025, do të filloj aplikimi për Provimin e Maturës. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova dhe do të zgjasë deri më 10.06.2025, ndërsa aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet nga 01.06.2025 deri më 11.06.2025. Provimi i Maturës Shtetërore 2025 në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30.06.2025. Nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga po e njëjta platformë. Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje”, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?