Kaloni te përmbajtja kryesore

Shoferi i autobusit nga Gjakova ndalohet nga policia në Durrës, tentoi t’i korruptonte policët

Policia në Shqipëri ka njoftuar se e ka proceduar penalisht një 38-vjeçar nga Gjakova, i cili kishte tentuar t’i korruptonte policët pasi që ishte ndaluar duke vozitur duke përdorur telefonin.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, nga Policia e Shtetit bëhet e ditur se shoferi i autobusit është liruar në procedurë të rregullt.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar në rrugën “Pavarësia”, drejtuesin e një autobusi që po përdorte celularin ndërkohë që ishte në lëvizje. Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para, punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button