Kaloni te përmbajtja kryesore

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e vendeve kontribuese

Komandanti i misionit të KFOR-it gjeneralmajor Enrico Barduani, priti në një takim, ambasadorët e të gjitha vendeve kontribuese të trupave, në selinë e KFOR-it, në Kampin Film City, Prishtinë.

Sipas njoftimit, diskutimi përfshiu një gamë të gjerë temash, duke përfshirë tendencat e sigurisë në gjithë rajonin, situatën në Kosovë pas zgjedhjeve, takimin e fundit të Komandantit të KFOR-it me Sorensen (Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës), si dhe aktivitetet dhe bashkëpunimin e KFOR-it me Bashkësinë Ndërkombëtare.

“Të gjithë pjesëmarrësit ritheksuan rolin vendimtar që luan KFOR-i në mbështetje të stabilitetit rajonal dhe rëndësinë e bashkërendimit të përpjekjeve drejt një sigurie të qëndrueshme, në dobi të të gjitha komuniteteve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

KFOR-i vazhdon të kontribuojë për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button