Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e BE-së që mbahet në Tiranë

Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani në Samitin Politik Evropian, që do të mbahet të premten në Tiranë. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në kryeqytetin e Shqipërisë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian.

Pjesëmarrjen e Osmanit në këtë samit e ka konfirmuar këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina.

“Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, ka deklaruar Kupina.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button