Një i lënduar nga therja me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Një person është therur me thikë rreth orës 22:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja për media në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se lidhur me rastin është arrestuar një person.
“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?