Kaloni te përmbajtja kryesore

Kasapolli: Takimi Kurti–Krasniqi ishte testim i ujërave për një koalicion imagjinar

(Lajm i përditësuar)


Kasapolli: Takimi Kurti–Krasniqi ishte testim i ujërave për një koalicion imagjinar

Analistit politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar takimin e fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas Kasapollit, ky takim përfaqësonte një “testim i ujërave” për një koalicion imagjinar.

”Takimi mes Kurtit dhe Krasniqit ishte një testim i ujrave për një koalicion imagjinar. A do të ketë një ftesë formale, nuk e di”, tha Kasapolli ndër tjera.


Kasapolli: Kurti e sheh LDK-në si gjahun më të lehtë

Analistit politik në ”Click” të RTV21 tha se Albin Kurti LDK-në e konsideron si një objektiv më të lehtë politik, ndërsa letrat publike të dy partive kanë për qëllim jo bashkëpunimin e sinqertë, por bindjen e elektorateve të tyre.

”Kurti e konsideron LDK-ja gjahun më të letë. Lojë fëmijësh. Unë i besoj këtyre letrave publike. Adresa është qëllimi që ti bindin elektoratet e veta që ta konsiderojnë VV si alternativë krahas LDK-së”, tha Kasapolli.


Kasapolli: VV dhe LDK në lojë pinkpongu me letra

Analistit politik, Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka komentuar letrën e LDK-së si përgjigje për VV-në.

Sipas tij, e gjithë kjo është një ”lojë pinkpongu”.

”Kjo është një lojë pinkpongu arsyetim i të dyjave palëve, kemi hyrë në fazën e arsyetimeve të secilit lider politik”, tha ndër tjera Kasapolli.

Tutje Kasapolli ka shtuar se ”Letra e Kurtit është provokative, me qëllimin duke i thënë LDK-së se ju keni hyrë në koalicon me të gjithë”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button