Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Nabërgjan të Klinës, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Nabërgjan të Klinës mes një veture dhe një traktori.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personi i lënduar është dërguar në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e trafikut të cilët po zhvillojnë hetime lidhur me rastin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40”, deklaroi Gashi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button