Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR-i italian patrullon përgjatë kufirit me Serbinë në Istog

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale në perëndim të misionit të KFOR-it kryen patrullime përgjatë vijës kufitare me Serbinë në veri të Istogut.

KFOR tha se kontrolli i kufirit është një angazhim i përditshëm i njësive të KFOR-it.

“Prania në këtë zonë është kruciale për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”, tha KFOR.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button