Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndërron jetë aktorja Michelle Trachtenberg

Në moshën 39 vjeçare ka vdekur aktorja Michelle Trachtenberg, e njohur për rolet e saj në serialet “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Gossip Girl”.

Sipas burimeve të New York Post, ajo u gjet pa shenja jete nga nëna e saj rreth orës 8:00 të mëngjesit të mërkurën, në kompleksin luksoz ”One Columbus Place” në Manhattan,

Trachtenberg kishte kaluar një transplant të mëlçisë dhe sipas burimeve të NYP, vdekja e saj ka ndodhur për shkak të shkaqeve natyrore.

Policia e New Yorkut ka konfirmuar se ajo u gjet pa ndjenja dhe është shpallur e vdekur nga punonjësit e emergjencës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button