Kaloni te përmbajtja kryesore

Kasapolli: Absurde që ende nuk janë numëruar votat, Grenell do të imponojë zgjidhje

Gëzim Kasapolli, analist politik në ”Click” të RTV21 ka thënë se është absurde vonesa e numërimit të votave, që, gati një muaj pas zgjedhjeve.

Ai tutje theksoi se vizita e Grenell në rajon do të ketë peshë të madhe në javët në vazhdim, duke shtuar se Grenell do të imponojë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, dhe nëse kjo nuk ndodh, çështja mund të shtyhet në agjendën diplomatike të SHBA-ve.

”Absurde që do të shkojë gati 1 muaj dhe ne të mos jemi në gjendje t’i numërojmë votat. Pesha e vizitës së Grenell do të shihet në javët në vazhdim. Grenell ka planifikuar ashtu siç kemi marrë ne informacion do të jetë në njërin prej vendeve të rajonit. Grenell do të imponojë një zgjidhje, nëse nuk imponohet kjo zgjidhje at1%herë çështja e Kosovës do të shtyhet në agjendën dimplomaitike të SHBA-ve”, tha Kasapolli.

Kur foli te zgjidhja që sipas tij, Grenell do ta imponojë, Kasapolli tha ”ardhja e cilës do qeveri nuk do të jetë çështje vetëm e numrave, por do të jetë çështje e detyrave dhe obligimeve që ajo Qeveri do t’i marrë mbi vete”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button