Masakra e Abrisë, Osmani: Jemi të përkushtuar për të vendosur drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë.
Teksa ka përmendur masakrën ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, Osmani ka thënë që jetët e tyre u morën mizorisht, por që kujtimi për ta është i përhershëm.
“26-vjet më parë, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu masakrën brutale ndaj 23 anëtarëve të familjes Deliu, nga fëmija 2 vjeç, të rinj, gra e deri te plaku 94 vjeç. Jetët e tyre u morën mizorisht, por kujtimi për ta është i përhershëm. Nuk do të harrojmë kurrë. Jemi të përkushtuar për ta ruajtur kujtesën për ta, sikurse edhe për të vendosur drejtësi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Po ashtu, Osmani ka nderuar edhe sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së, Valdet Xhemajlin, Vesel Demakun dhe Afrim Hajdarin./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?