Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Gambinë

Gjatë qëndrimit në New York, Presidentja Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj të Gambisë, Adama Barroë.

Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë takimit me të, Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve me Gambinë.

“Diskutim i frytshëm me Presidentin e Gambisë, Adama Barroë, në New York. Mundësi e shkëlqyer për ta rikonfirmuar përkushtimin tonë ta përbashkët për forcimin e marrëdhënieve midis dy shteteve tona, si dhe për ta avancuar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button