Osmani e Kurti marrin pjesë në përurimin e shtatores së Rugovës në Podujevë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë marrë pjesë në përurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.
Në këtë ceremoni prezent ishte edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Shtatorja e Rugovës, sipas njoftimit nga Komuna e Podujevës, është përuruar në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?