Kaloni te përmbajtja kryesore

Një këmbësor në gjendje të rëndë pas goditjes nga një veturë

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një veturë dje në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, diktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lagjja 28 Fushë Kosovë 06.09.2024 – 15:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button