Kaloni te përmbajtja kryesore

Dyshohet se keqpërdori një kartelë bankare, arrestohet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë.

I njëjti dyshohet se ka vjedhur 60 euro dhe ka fotografuar kartelën bankare të një personi, ku dyshohet se edhe e ka keqpërdorur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë rasti ka ndodhur më 5 shtator

“Ankuesi mashkull kosovar kishte raportuar se i janë vjedhur 60 euro para të gatshme si dhe i është fotografuar kartela bankare e cila i është keqpërdorur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin me datë 06.09.2024 është arrestuar i dyshuari, dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button