Kaloni te përmbajtja kryesore

Admirali amerikan Munsch takon Kurtin, diskutuan për dialogun

Admirali amerikan Stuart Munsch është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Komanda e Napolit   në një komunikatë për njofton se  biseda ka qenë e fokusuar në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të një sigurie të qëndrueshme për të gjitha komunitetet përmes përkrahjes së NATO-s për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

“Komandanti i JFC Naples, Admirali Stuart Munsch, u takua sot me z. Kurti në Prishtinë, Kosovë. Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në të gjithë Kosovën dhe mbështetjen e NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës Munsch  është takuar edhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas dhe ka realizuar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke qenë se kjo e fundit s’ka mundur ta takojë në zyrë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button