Subvencionimi për tekste shkollore, kaq prindër kanë aplikuar deri më sot

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është duke vazhduar subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore.
Ministrja Nagavci, ka treguar se deri më sot kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore.
Kurse, janë subvencionuar 171.200 aplikues.
“Kam kënaqësinë të ju informoj se deri sot kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjor për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq, janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve është duke vazhduar edhe sot”, ka shkruar ministrja Arbërie Nagvaci.
Ajo, ka thënë se asnëj nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore.
“Ashtu siç e kemi thënë, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore dhe si asnjëherë më parë gjithçka është gati për fillimin me kohë e të mbarë të vitit shkollor”, ka shtuar Nagavci.
Të shtunën e 24 gushtit ka filluar shitja e teksteve shkollore nëpër libari.
Përndryshe, për secilin nga nxënësit filloristë nga klasa 1 deri në klasën e 5, në total do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët nga klasa 6 deri në klasën e 9, do të ndahen nga 110 euro.
Viti shkollor 24/25 do të fillojë më 2 shtator.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?