Një veturë vetaksidentohet në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një vetaksident ka ndodhur sonte në fshatin Parallovë, rruga Prishtinë-Gjilan.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.
“Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan në fshatin Parallovë. Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale”, tha Hashani.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?