Safet Kabashaj dorëhiqet nga bordi i RTK-s

Safet Kabashaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga Bordi i RTK-së.
Në një postim në Facebook ai shprehet se kishte vullnet për të rikonsoliduar një RTK kredibile e të pavarur, por kjo sipas tij nuk ndodhi.
“Ju kërkoj ndjesë qindra kolegëve të vyer në RTK që po largohem pa arritur të ndihmojë në konsolidimin e shtëpisë sonë të përbashkët në kuptimin e financimit të qëndrueshëm, pronës së përhershme, kushteve meritore të punës, e që për ta përkthehet në ndjenjën e krenarisë së të qenurit pjesë e këtij institucioni”, ka shkruar ndër tjera Kabashaj.
Dorëheqja e Kabashaj vjen një ditë pasi që Besnik Boletini dhe Arta Berisha dhanë dorëheqje nga pozitat e kryetarit dhe anëtares të Bordit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?