Kaloni te përmbajtja kryesore

MTV Video Music Awards 2024, Dua Lipa nominohet në tri kategori

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar në tri kategori në MTV Music Video Awards 2024.

Ajo edhe sivjet u nominua për ‘këngën më të mirë pop’, për ‘koreografinë më të mirë’ në “Houdini” që u realizua nga ‘Charm La’Donna’ si dhe për ‘kinematografinë më të mirë’ nga Nikita Kuzmenko për “Illusion”.

Krijuesja e hitit “Levitating” e ka ndarë lajmin e gëzueshëm edhe me ndjekësit në Instagram.

Në 2021, Dua ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori.

Taylor Swift ka kryesuar me nominime këtë vit, ku është nominuar në gjithsej 10 kategori.

Ceremonia vjetore, e cila nderon yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, do të mbahet më 11 shtator./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button