Kaloni te përmbajtja kryesore

Shefi i OSBE-së: Mbyllja e degëve postare në veri dhe hapja e urës nenvizojnë urgjencën e kthimit në dialog

Pas mbylljes së nëntë zyrave të Postes së Serbisë në Kosovë dhe propozimeve për hapjen e Urës së Ibrit ka reaguar Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Davenport tha se këto ngjarje, kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog, çështje këto të cilat sipas tij, duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE-ja.

“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet për hapjen e urës në Mitrovicë për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE”, tha Davenport.

Ai tutje tha se dialogu duhet të jetë i fokusuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe për t’i rritur familjes e tyre në Kosovë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button