Kaloni te përmbajtja kryesore

Noizy dhe DJ i tij do të ekstradohen në Kosovë

Policia e Shqipërisë ka konfirmuar arrestimin e reperit Noizy dhe DJ Crax (Bahtjar Bajraktari) mbrëm në Shëngjin.

Dyshja po kërkoheshin nga autoritetet e Kosovës për rrahjen në një diskotekë në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, dyshja janë arrestuar me qëllim të ekstradimit drejt Kosovës.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”. Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.  Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button