Hoti: Hulumtimi nga IRI konfirmon shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se raporti i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Kosovën, i cili u publikua ditë më parë, konfirmon shqetësimet që LDK ka ngritur në vazhdimësi.
Hoti në një postim në Facebook ka renditur shqetësimet që kanë ngritur, duke e filluar me atë se gjithnjë e më pak qytetarët mendojnë se janë të lirë të shprehin opinionet e tyre.
Tutje, Hoti ka përmendur mos përmbushjen e premtimeve elektorale.
“Tri problemet më të madha janë: inflacioni, papunësia dhe kujdesi shëndetësor. Lidhur me gjendjen e ekonomisë, 69% të qytetarëve nuk janë të kënaqur. 60% e qytetarëve thonë se çmimet e ushqimeve janë të larta. Korrupsioni është i lidhur me qeverinë”, ka shkruar ndër tjera Hoti në Facebook./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?