Kaloni te përmbajtja kryesore

Aeroporti i Frankfurtit ndalon përkohësisht fluturimet

Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani, ka pezulluar përkohësisht fluturimet.

Siç raportohet, ky pezullim ndodhi pasi aktivistët e klimës organizuan një demonstratë pranë pistës së aeroportit.

Aeroporti më herët postoi në X se “pasagjerëve u kërkohet të mos shkojnë në aeroport për momentin”, teksa minuta më vonë u tha se “operacionet e fluturimit po rifillojnë gradualisht”.

Sipas grupit aktivist të klimës Letzte Generation (Gjenerata e Fundit), gjashtë nga anëtarët e tij kishin përdorur pincë për të prerë hapjet në gardhin e telit përpara se të shkonin “në këmbë, me biçikleta dhe skateboard në pika të ndryshme rreth pistës”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button