Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjenden tri granata dore në Fushë Kosovë

Në Fushë Kosovë janë gjetur tri granata dore. Rasti në Polici është raportuar nga një person i cili ka thënë se derisa ka qenë duke punuar ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:45 në rrugën “Tahir Zemja”, në Fushë Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara, granata dore.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore”, thuhet në raport.

Sipas Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button