Kaloni te përmbajtja kryesore

4 viktima dhe 57 të lënduar nga shpërthimi i gazit në Izmir

(Lajm i përditësuar)

4 viktima dhe 57 të lënduar nga shpërthimi i gazit në Izmir

Një ndërtesë në Izmir të Turqisë u shkatërrua pjesërisht nga një shpërthim vdekjeprurës gazi të dielën, që mori katër jetë dhe la rreth 57 të lënduar.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në internet.

“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në X.


​Shpërthim gazi në Turqi, ka të vdekur e shumë të plagosur

Katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të gazit në një restorant në Turqinë perëndimore, thanë autoritetet lokale.

“Katër qytetarë tanë humbën jetën, një numër i madh u plagosën dhe disa prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë”, tha Sulejman Elban, guvernator i provincës së Izmirit.

Numri prej katër të vdekurve u konfirmua nga kryebashkiaku i Torbalit, qyteti ku ndodhi shpërthimi, duke shtuar se rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button