Kurti: Ne përballemi me sfida globale të shkallës së paprecedentë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se derisa “1 për qind e të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, frikësohet se s’do të ketë paqe të vërtetë mes shoqërive”.
Kështu Kurti ka thënë në edicionin e 26-të të Simpoziiumit Ndërkombëtar SYMI në Greqi, ku po marrin pjesë edhe politikanë, akademikë dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare.
“Ne përballemi me sfida globale të shkallës së paprecedentë, besoj se në tri fronte kryesore: ndryshimet klimatike, pabarazia sociale dhe kërcënimet e sigurisë…Vitin e kaluar, Oxfam vuri në dukje se 1% e të pasurve zotërojnë 45.6% të pasurisë globale dhe zotërojnë 59% të të gjitha aseteve financiare globale. Ai (Oxfam) furi në dukje se gjatë 10 viteve të fundit, 1% e të pasurve të njerëzimit ka kapur më shumë se gjysmën të pasurisë globale…Për aq kohë sa 1% e të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam frikë se nuk do të ketë paqe të vërtetë mes shoqërive dhe njerëzve, e as me natyrën e planetit tonë”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?