Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Tahirsylajn

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylaj.

”Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të meteorologut dhe ish profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj. Ai dha një kontribut të çmuar në punën e tij akademike, sikurse edhe në sferën e meteorologjisë.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Osmani tutje ka shtuar se ”I përhershëm qoftë kujtimi për Sylë Tahirsylajn!”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button