Haradinaj: Tahirsylaj do të kujtohet si profesionist e i dashur për të gjithë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e profesorit universitar, Sylë Tahirsylaj.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se profesiori Tahirsylaj vjen nga një familje atdhetare.
“Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë”, ka thënë Haradinaj.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?