Trofeu më i lehtë i fituar ndoshta në histori në futbollin turk

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin turk.
Finalja e Superkupës së Turqisë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, me Fenerbahcen që vendosi të largohej nga fusha në minutën e tretë.
Fenerbahçe është tërhequr nga Superkupa e Turqisë në minutat e parë të lojës me Galatasarayn si protestë dhe bojkot ndaj Federatës Turke të Futbollit.
Feneri u paraqit me nëntë lojtarë të ekipin U-19, ndërsa e pësoi golin në minutën e parë kur shënoi Mauro Icardi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?