Kaloni te përmbajtja kryesore

Sveçla: I kemi shpallur luftë krimit në veri e në jug

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përgëzuar Policinë për operacionin që rezultoi me kapjen e 20 pakove me heroinë në veturën e një personi.

Në një postim në Facebook Sveçla ka thënë se institucionet i kanë shpallur luftë krimet dhe ilegalitetit, “në jug e në veri”, teksa ka shtuar se po eliminohen edhe “strofujt e drogës gjithandej”.

“Krimit dhe ilegalitetit i kemi shpallur luftë, në veri e në jug. Ky sukses i Policisë sonë është dëshmi se Republika e Kosovës nuk është zonë sigurie as për kriminelët as për çfarëdo lloj krimi. Ndërkohë që po eliminojmë strofullat e drogës gjithandej vendit, Republika jonë po forcon gjithnjë e më shumë pikat kufitare për të ndaluar ‘eksportin dhe importin’ e çfarëdo ilegaliteti”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button