Tottenham mposht Forest për t’u rikthyer në top-4

Tottenham u rikthye në top katërshen e Premier ligës për herë të parë qe nga shkurti duke mposhtur Nottingham Forest.
Vendësit hapën rezultatin brenda 15 minutave kur mbrojtësi i Forestit Santiago Costa dos Santos devijoi harkimin e Timo Werner në rrjetën e tij. Forest barazoi 12 minuta më vonë me anë të Chris Wood, i cili përfundoi pas harkimit të Anthony Elanga.
Por qendërmbrojtësi Micky van de Ven riktheu epërsinë e Tottenhamit në minutën e 52-të me një goditje nga afërsia e zonës së rreptësisë që gjeti këndin e sipërm. Gjashtë minuta më vonë, Pedro Porro shënoi golin e tretë për Spurs, pas asistimit të Bentancur.
Tottenham kaloi mbi Aston Villa në diferencë golash, pasi kishte luajtur një ndeshje më pak. Nottingham Forest qëndron i 17-ti, vetëm jashtë zonës së rënies falë diferencës superiore të golave ndaj Lutonit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?