Kaloni te përmbajtja kryesore

Komandanti i KFOR-it takon shefen e Zyrës për Këshillin e Evropës

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash sot është takuar me shefen e Zyrës për Këshillin e Evropës, Mary Ann Hennessey.

Sipas njoftimit për media, ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij në OKB, bashkëpunimin e tij me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në njoftim tutje thuhet se, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button