Kaloni te përmbajtja kryesore

Aprovohet kërkesa e MSH-së për mbulimin e trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se është aprovuar kërkesa e ministrisë që ai drejton për mbulim të trajtimit mjekësor të personave me status të invalidit të luftës për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike. Në një konferencë për media bashkë me zëvendësministrin e Financave, Agron Dobruna, ai është shprehur i lumtur që më në fund ky proces institucionalizohet. Pas mbledhjes elektronike që kanë mbajtur, Vitia tha se është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro në total për tri vjetët e ardhshëm.

“Është ndarë një shumë rreth 2 milionë euro në total për tri vjetët e ardhshëm. Puna për funksionalizmin e këtij shërbimi në institucione shëndetësore publike po vazhdon deri në kompletimin e plotë të këtyre shërbimeve, në mënyrë që kjo kategori që ka dhënë jashtëzakonisht shumë për lirinë dhe ketë vend, të ketë mundësi në mënyrë dinjitoze në të ardhmen t’i marrë këto shërbime brenda institucioneve tona shëndetësore publike”, deklaroi Vitia.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agon Dobruna ka thënë se kjo ministri do mbështesë gjithherë vendimet që janë në të mirën e qytetarëve.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button