Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoxhaj takohet me ministrin e Jashtëm polak: Personi vendimtar në njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radosłaë Sikorski, në kaudër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Sikorski ka qenë personi vendimtar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Polonia.

“Ky ishte personi që ishte vendimtar për njohjen e Kosovës nga Polonia, ministri i jashtëm Radosłaë Sikorski, miku i vjetër, që sot sërish pata kënaqësinë ta takoj në Konferencën e Sigurisë dhe i urova rikthimin e tij në pozitën e njejtë si ministër i jashtëm, në një kohë të vështirë për Evropën dhe botën”, ka shkruar Hoxhaj.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button