Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi nga Italia: Mërgatën tonë dhe origjinën e PDK-së i ka lidhur kauza për liri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,(PDK) Memli Krasniqi ka marrë pjesë në tubimin madhështor për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga dega e kësaj partie në Itali.

“Mërgatën tonë dhe origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka falënderuar të gjithë ata që ishin aty dhe festuan së bashku.

“Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë. Faleminderit secilit prej të pranishmëve që ishin për të festuar së bashku!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button