Bislimi: Serbia tentoi të krijonte tension artificial përmes dërgimit të dinarëve në pikën kufitare

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur rregulla precize që pёrcaktojnё se kush dhe si ka tё drejtё tё importojё euro dhe valuta të tjera nё Republikёn e Kosovёs.
Bislimi në një reagim në Facebook, ka thënë se Serbia tentoi të krijonte tension artificial nëpërmjet dërgimit të dinarëve në pikën kufitare, me qëllim që të futeshin në territorin e Kosovës, e sipas tij, kjo duhet të dënohet.
“Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila poashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit. Krejt kjo me shpresën se kështu do arrijnё tё manipulojnё e pastaj alarmojnё tё gjithё ata qё me tё drejtё angazhohen pёr sigurimin e vazhdimit tё mbёshtetjes pёr kategori tё caktuara brenda Kosovёs. Kjo flet shumё pёr nivelin e pavarёsisё sё institucionit kryesor qё udhëheq me “politikёn monetare” tё Serbisё. Nuk ka dyshim se kjo dёrgesё e tillё, pa asnjё koordinim, paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, synon krijim artificial tё tensioneve dhe si e tillë meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral”, ka shkruar Bislimi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?